Lajme

Ne mund të ndjejmë simptomat e para të kolesterolit të lartë kur jemi duke ecur

Kolesteroli i shtuar nuk ka simptoma, ndaj është e vështirë ta “ndjesh”.

Kolesteroli i lartë mund të sjellë me vete një mori efektesh negative shëndetësore.

Kolesteroli gjendet në yndyrë dhe nevojitet për të ndërtuar qeliza të shëndetshme, por mund të rrisë rrezikun e sëmundjeve të zemrës, si dhe sulmit në zemër dhe goditjes në tru.

Kjo ndodh sepse nivelet e larta të kolesterolit mund të grumbullohen në muret e arterieve, duke reduktuar rrjedhjen e gjakut në zemër.

Kjo rrit rrezikun e mpiksjes së gjakut në trup, si dhe problemet me zemrën.

Kolesteroli i rritur nuk ka asnjë simptomë, ndaj është e vështirë ta “ndjesh”, por mund të vëreni një sinjal në këmbë.

Sipas Qendrës Kombëtare të Shëndetit të Britanisë, kolesteroli i lartë mund të shkaktojë probleme të qarkullimit në të gjithë trupin, duke përfshirë këmbët, duke bllokuar ose kufizuar rrjedhën e gjakut në arteriet e ekstremiteteve. Kjo njihet si sëmundje arteriale periferike.

Nëse e keni këtë gjendje, do të përjetoni ulje të rrjedhjes së gjakut në këmbët tuaja, gjë që mund të shkaktojë dhimbje, zakonisht gjatë stërvitjes.

Mund të ndjeni dhimbje kur ecni, vraponi apo edhe thjesht ngjitni shkallët.

Kjo lloj dhimbjeje zakonisht ndalet kur ndaloni aktivitetin që e ka shkaktuar atë.

Gjithashtu, ndjesi shpimi gjilpërash në gishta dhe këmbë mund të jetë një shenjë kryesore e kësaj gjendje.

Gungat e vogla (ksantoma) mund të shfaqen nëse keni kolesterol të lartë, dhe ato shfaqen në krahë dhe këmbë.

Related Articles

Back to top button