Lajme
Në Preshevë deri në orën 17:00 vetëm 16 përqind të qytetarëve votuan
Dalja qytetare në zgjedhjet për KNSH në Preshevë deri në ora 17.00 është mjaft e ulët vetëm 16 përqind.
Lajmin e ka konfirmuar, Hevzi Ramadani, koordinator në komisionin zgjedhorë komunal në Preshevë.
Zgjedhjet organizohen në 55 vendvotime në komunat e Luginës, prej të cilave: në Bujanoc në 26, në Preshevë në 23 dhe në Medvegjë në 6 vendvotime.
Qytetarët mund të votojnë nga ora 07:00 e mëngjesit e deri në ora 20:00 në mbrëmje.