Lajme

Në Preshevë promovohen librat e Adnan Merovcit “Pengu” dhe “Kështjella e (Mos) Marrëveshjes” – FOTO

Janë promovuar të premten në Preshevë dy librat e ish shefit të protokollit të presidentit Ibrahim Rugova, Adnan Merovcit, “Pengu” dhe “Kështjella e (Mos) Marrëveshjes”.

Ne fillim para te pranishmeve u paraqit nje dokumentar i pergatitur nga vet autori i librave Adnan Merovci ne te cilin pershkruheshin fakte historike dhe data te rendesishme gjate periudhes jashtezakonisht te rend e qe njihet si Epoka e Rugoves.

Promovimin e hapi me nje fjali pershendetese, drejtoresha e bibliotekes se Presheves, Mimoza Saqipi, e cila vleresoi larte librat e autorit dhe e falenderoi perzemersisht qe ka zgjedhe Presheven per promovimin e dy librave te tij, percjell Presheva.AL

Autori i cili eshte njeriu që i ka qëndruar afër 24 orë dhe shtatë ditë Ibrahim Rugovës, ne fjalimin e tij tregoi se ndihet shume i lumtur dhe e ndjene veten si Preshevar sa here qe viziton Kosoven Lindore, edhe me i lumtur ndjehet qe permes veprave te tij po e zbardhë një pjesë të të panjohurës së veprës së madhe që është realizuar në atë kohë. Autori i librave “Pengu” dhe “Kështjella e (Mos) Marrëveshjes”, e ka falënderuar te gjithe te pranishmit dhe drejtoreshen e bibliotekes “Mehmet Jusufi” për mundësinë e ofruar për t’i promovuar këto libra.

Krejt ne fund autorit iu dha nje mirenjohje nga drejtoresha e bibliotekes si shenje rrespekti per promovimin e dy librave ne Presheve./Presheva.AL/

Related Articles

Back to top button