Lajme

Nga janari kushte të reja për pension

Që nga viti i ri kanë ndryshuar edhe kushtet për pension. Në Serbi nga 1 janari 2023 do të mund të dalin në pension në moshën 63 vjeç e gjashtë muaj.

Kjo do të thotë se kanë mbetur edhe pak muaj për të dalë në pension sipas kushteve të vjetra, sipas të cilave duhet të mbushnin 63 vjeç e katër muaj për të dalë në pension.

Kur bëhet fjalë për meshkujt, kushtet për pension nuk do të ndryshojnë, të paktën tani për tani, kështu që kufiri për daljen e tyre në pension do të mbetet në moshën 65 vjeç.

Sipas dispozitave të Ligjit për sigurimin pensional dhe invalidor, rikujtojmë, kufiri i moshës për pjesëtaret e gjinis femrore lëviz çdo vit për të barazuar vitet e jetës së grave dhe burrave.

Që nga viti 2014, kushtet e pensionit për gratë janë ndryshuar çdo 1 janar dhe si rregull, kufiri i moshës zhvendoset nga dy muaj deri në gjashtë muaj në vit. Kështu do të jetë deri në vitin 2032, kur gratë do të mund të dalin në pension në moshën 65-vjeçare, ashtu si burrat.

Related Articles

Back to top button