Preshevari Faik Rexhepi, nga sot u shndërrua në vepër arti prej bronzi
Teksa shqiptarët ishin mbledhur pranë hotelit “Grand” në Prishtinë, duke pritur me padurim delegacionin gjashtë-anëtarësh amerikan të kryesuar nga senatori Bob Dole, ata sulmohen nga Milicia serbe (këtë vit, në SHBA miratohen rezolutat e para serioze për Kosovën).
Por, teksa të gjithë iknin, Faik Rexhepi u ulë këmbëkryq, në fillim të rrugës që dikur quhej Korzo. Ky imazh do të publikohet në shumë gazeta dhe televizione botërore.
Këmbëkryq quhet skulptura e cila është realizuar nga Eliza Shala
Veprimtaria e Eliza Shalës shtrihet në fushën e skulpturës, ilustrimit dhe animacionit. Vlerat e kësaj krijimtarie rrjedhin nga lavdet që ajo ju bën heronjve të botës së saj imagjinare me guximin të rrokë ngjarje e personazhe historike, nën ndërthurjen e urbanes dhe trashëgimisë shpirtërore, duke i dhënë liri artit të saj, gjithnjë, duke i quar ujë në mulli njerëzores.
Vepra është realizuar në kuadër të KnKub Heritage financuar nga Komuna e Prishtinës, Drejtoria e Kulturës.