Lajme
Procesi i zgjedhjeve në Preshevë po vazhdon pa incidente
Sipas informacioneve te fundit nga komisioni komunal zgjedhor, është njoftuar se deri në orën 17:00 pjesëmarrja e qytetarëve në votime është 16% ose rreth 2500 persona.
Presheva.AL njofton se procesi i votimit në komunën e Preshevës po vazhdon në të gjitha vendvotimet pa ndonjë incident të theksuar.
Problemi i vetëm i cili mbetet për qytetarët është se shumë prej tyre janë ankuar se nuk e kanë gjetur emrin në listë ose iu ka ndërruar vensvotimi.