Lajme

Pse nuk duhet ta shtyni alarmin për t’u zgjuar në mengjes

Për ata që flenë, duket se duke e vonuar zilen e alarmit edhe për pesë apo 10 minuta, ata marrin një minutë pushim, por ekspertët thonë të kundërtën – vonimi i alarmit na bën të ndihemi më të lodhur dhe të përgjumur.
Arsyeja është se koha mes dy alarmeve është shumë e shkurtër dhe trupi nuk ka kohë të kthehet në një gjumë të thellë.

Kjo teori është mbështetur nga shumë njerëz, përfshirë doktor Dan Ariely, i cili thekson se alarmi duhet të vendoset në kohën e saktë që duhet të ngriheni.

– Duhet të ngrihesh në shtatë të mëngjesit, por alarmin e vendos në 6:40 dhe më pas e shtyn deri në shtatë ose deri në 7:15. Megjithatë, nëse bini në këtë “strategji të zvarritjes”, ju ngatërroni si trupin ashtu edhe trurin. Kur më në fund vendosni të ngriheni, truri juaj është ende në gjumë dhe tashmë ndiheni të lodhur dhe keni një ditë pune përpara jush – shpjegon Ariely.

Related Articles

Back to top button