Rreth 36.000 votues në zgjedhjet për Këshillin Kombëtar Shqiptarë

Në zgjedhjet për Këshillin Kombëtar Shqiptarë do të votojnë 36 mijë votues për pesë lista, shumica e kandidatëve për kyetar të këtij këshilli janë nga Tërnoci i Madh, fshatit më të madh shqiptarë, shkruan Presheva.AL
Zgjedhjet do të mbahen të dielën, kurse fushata parazgjedhore ishte shumë dinamike por edhe e mbetur në hijen e regjistrimit të popullsisë i cili sapo ka përfunduar.
Në këto zgjedhje të Këshillit Kombëtar do të konkurojnë listat e pesë partive politike.
Partia Demokratike Shqipëtare e Ragmi Mustafës, e vetmja parti me kandidat nga Presheva, Partia për Veprim Demokratik e Shaip Kamberit, Alternativa për Ndryshim e Shqiprim Arifit, Partia Demokratike e Nagip Arifit dhe Lëvizja për Progres Demokratik e Shqiprim Musliut. /Presheva.AL/