Lajme
RRITET ÇMIMI I SHEQERIT, CAKTOHET ÇMIMI MAKSIMAL
Në vend të 109,99 dinarëve, sheqeri tani do të kushtojë 114,99 dinarë për kilogram, Qeveria e Serbisë ka përcaktuar çmimin e ri maksimal për këtë ushqim.
Qeveria e Serbisë ka ndryshuar Rregulloren për kufizimin e çmimit të ushqimeve bazë dhe në nenin e ndryshuar thuhet se “çmimi maksimal me pakicë i sheqerit të bardhë kristal, në të gjitha paketimet, nuk duhet të kalojë 114,99 dinarë për kilogram”.