Shoferi i cili u kap duke vozitur me 233 km/h denohet me 140 mijë dinarë, 9 muaj ndales dhe 300 orë punë si pastrues

Policët e Drejtorisë së Policisë Rrugore të qytetit të Beogradit kanë identifikuar dhe dërguar në Gjykatën Penale një tridhjetë e tetë vjeçar, i cili më 2 nëntor të këtij viti ka kryer veprën e vozitjes me dhunë në autostradën Suboticë – Beograd, njoftoi mbrëmë MPB-ja.

Me anë të sistemit të matjes së shpejtësisë mesatare është konstatuar se shtetasi ynë me qëndrim të përkohshëm në Austri drejtonte mjetin tip “Mercedes” me shpejtësi mesatare prej 233.4 kilometra në orë.

Gjykata për kundërvajtje në Beograd e dënoi shkelësin me 300 orë punë në dobi të përgjithshme, gjobë prej 140,000 dinarë dhe nëntë muaj ndalim të drejtimit të automjetit, shtoi MPB-ja.

Back to top button