Shqiprim Arifi dhe Levent Qazimi takohen me bacën Rifat në Prekazin legjendar
Kryetari i Presheves, Shqiprim Arifi dhe kandidati i APN-se per kryetar te KKSH-se, Levent Qazimi te shoqeruar nga nenkryetari i APN-se Arber Pajaziti dhe zevendes kryetari i komunes se Presheves, Almin Shaqiri kane qendruar ne prekazin Legjendar dhe jane takuar me Bacën Rifat.
“Prekazi i Adem Jasharit, jehona e flijimit të familjes së madhe atdhetare që edhe sot ndihet përbotshëm – derën hapur për ata që duan të njihen me emrin e vlerën e lirisë!
Gjithmonë nder, takimi me pjesëtar të Familjes Jashari. Bashkë #meLeventin e bashkëpunëtorët tanë, na priti Baca Rifat, si çdo herë me nderime, e ne i shprehëm mirënjohje për mbështetjen e gatishmërinë që është me ne sa herë është nevoja!
Për llojin e përgatitjes e gatishmërisë, mobilizimit e masivizimit në kohën më të zorshme, mbeten të pashembullt karshi çdo historie a kombi nëpër botë!” ka shkruar Arifi.