Shqiprim Arifi mirëpret në kabinet profesorin Adnan Merovci
Profesori Adnan Merovci po qendrone ne komunen e Presheves, per promovimin e dy librave te tij ne Presheve.
Merovci ne biblioteken e qytetit te Presheves do te promovoje dy libra. Libri Keshtjella e (mos) marreveshjes dhe libri Pengu-Ditar nga bombardimet e natos jane dy librat qe promovohen per here te pare ne Presheve, shkruan Presheva.AL
Gjate vizites se tij ne Presheve Merovci ka qendruar ne kabinetin e kryetarit te Presheves Shqiprim Arifi me te cilin ka diskutuar per eksperiencat e tij ne politike gjate viteve te 90-ta.
“Me kënaqësi, mirëpritëm në kabinet, profesorin e nderuar Adnan Merovci.
Biseduam për çështjen e shqiptarëve ndër vite, ndërsa ishte nder të dëgjoje për eksperiencat e tij në politikë gjatë viteve të ’90 -a.
E përgëzova për veprat e dala nga botimi dhe shpreha falenderim që zgjodhi Preshevën pikëtakim me ne, për t’i promovuar dy nga veprat më të mira!” ka shkruar Arifi ne facebook.
Promovimi i librave te Profesorit Adnan Merovci, behet ne amfitetatrin e Bibliotekes dhe behet ne bashkepunim me Biblioteken e qytetit “Mehmet Jusufi”.
Kjo ngjarje kulturore ne Presheve mbahet neser me date 04.11.2022 me fillim nga ora 14:00.