Lajme
Shqiprim Arifi voton, fton qytetarët të votojnë me dinjitet
Ne fshatin e tij ne Tërrnavë, ka votuar i pari i Preshevës dhe njeherit kryetari i Alternatives per Ndryshim, Shqiprim Arifi.
Arifi gjate votimit ka bere thirrje per qytetaret qe te dalin drejt vendvotimeve dhe te votojne per te deshmuar kulturen qytetare e demokratike.
“Sot, është dita ku vendosim për përfaqësimin e shqiptarëve për katër vitet e ardhshme me Këshillin Kombëtar Shqiptar.
Ju ftoj, të dilni të dëshmoni për kulturën qytetare dhe demokratike dhe të votoni me dinjitet!
Më shumë, më shumë në orët e fundit!
Votoni 4” ka shkruar Arifi ne rrjetin social facebook.
Sipas informacioneve te fundit te Presheva.AL dalja ne kutite e votimit nga qytetaret nuk eshte e kenaqshme.