Lajme

Udhëtoni për në Austri? Çmimet e vinjeteve janë pak më të larta

Në valën e rritjes së çmimeve dhe inflacionit global, një aspekt tjetër i udhëtimit po bëhet më i shtrenjtë.

Çmimet e vinjeteve për autostradat austriake do të rriten me 2.8 për qind. Opsioni më i njohur, vinjeta dhjetëditore, tani do të kushtojë 9,90 euro në vend të 9,60.

Për një vinjetë dymujore do të paguani 29 euro, ndërsa për një vitore 96.40 euro. Rritja e mëtejshme e çmimeve të vinjetës është gjithashtu e mundur sepse tarifa në Austri përshtatet automatikisht me indeksin e çmimeve të konsumit.

Vinjeta vjetore për motoçikleta do të kushtojë 38.20 euro, vinjeta dymujore 14.50 euro dhe vinjeta dhjetë ditore 5.80 euro.

Vinjeta e re do të jetë e disponueshme në rreth 6000 partnerë të shitjes së vinjetës Asfinag në Austri dhe jashtë saj në ditët e fundit të nëntorit dhe do të jetë e vlefshme nga 1 dhjetori 2022. Versioni dixhital mund të blihet online ose në pikat e shitjes.

Vinjeta vjetore është e vlefshme nga 1 dhjetori i vitit paraardhës deri më 31 janar të vitit pasardhës. Prandaj, vinjeta vjetore 2023 është e vlefshme nga fillimi i dhjetorit 2022 deri në fund të janarit 2024.

Ndryshe, auto-moto-klubi austriak ÖAMTC dhe shërbimi austriak i ndihmës në rrugë ARBÖ paralajmërojnë drejtuesit e mjeteve motorike se nga 1 nëntori në Austri, sipas rregullave ligjore, veturat në komunikacion duhet të kenë në rrota gomat e dimrit.

Ligjvënësi parashikon pajisje të detyrueshme dimërore nga 1 nëntori. Për ata që nuk respektojnë vendimin e detyrueshëm për gomat e dimrit, ligjvënësi ka parashikuar dënime jashtëzakonisht të rënda.

Policia rrugore mund të shqiptojë gjoba deri në 5000 euro për pronarët e makinave që nuk kanë goma dimri në rrota nga 1 nëntori kur lëvizin në rrugët austriake.

Related Articles

Back to top button