Lajme

9 kilometra e gjatë, kolona me shqiptarë në kufirin Kroaci-Serbi

Siç bëjnë të ditur vizitorët e Presheva.AL të cilët gjinden në këtë kolonë, pritjet po zgjasin tash më shumë se pesë orë dhe moti i ftohtë ka filluar ta bëjë edhe më të vështirë këtë pritje.

Në kufirin në mes të Kroacisë dhe Serbisë janë zgjatur me dhjetëra kilometra kolonat e automobilave me emigrantë kryesisht shqiptarë, që nga shtetet perëndimore shkojnë për pushime në Luginë, Kosovë e Maqedoni.

Vizitoret na njoftojne duke na derguar foto nga tereni qe kolona ka arritur deri 9 km dhe tani që është errësuar, kanë rënë edhe temperaturat bashkatdhetaret po perballen edhe me mungesë të wc-ve dhe banjove.

Related Articles

Back to top button