Arrestohen dy ofiqarë, pranuan ryshfet
Anëtarët e MPB-së së Serbisë arrestuan Lj.D. (56) nga rrethina e Bujanocit dhe D. J. (48) nga rrethina e Jagodinës për marrje ryshfeti.
Siç thuhet, policia dyshon se Lj.D si ofiqare në Vranjë, me ndërmjetësimin e ofiqares nga Jagodina D. J, ka marrë 8000 dinarë për të ndryshuar kombësinë e një personi në librin e lindjes pa praninë e saj.
Besohet gjithashtu se ai ka marrë 5000 dinarë nga një burrë tjetër për të ndryshuar mbiemrin e të afërmit të tij në regjistrin e të lindurve dhe shtetësinë.
Ata dy persona, të cilët aktualisht ndodhen jashtë Serbisë, akuzohen edhe për ryshfet, transmeton Beta.
Të arrestuarit janë ndaluar dhe me kallëzim penal do të dërgohen në Departamentin Special për Luftimin e Korrupsionit të Prokurorisë së Lartë Publike në Nish.