Arrestohet grupi që kontrabandonte emigrantë në Vranjë, Preshevë dhe Surdulicë
Aksion i madh: Arrestohet grupi që kontrabandonte emigrantë për 300 deri në 1000 euro, transportuan 90 persona në pak muaj.
9 anëtarë të grupit të organizuar kriminal që merrej me kontrabandë me njerëz janë arrestuar në territorin e Vranjës, Preshevës dhe Surdulicës.
N. N. (31), D. N. (55), M. S. (34), B. M. (37), A. GJ. (33), I.S.(29), N.M.(49), S.M.(57) dhe S.M.(43), ndërsa në kallëzim penal do të jetë një tridhjetë e katër vjeçar i cili është në kërkim.
Dyshohet se N.N dhe D.N kanë organizuar këtë grup kriminal, anëtarët e të cilit, kundrejt pagesës prej 300 deri në 1000 euro për person, u mundësonin migrantëve ilegal të kalonin ilegalisht kufirin ndërmjet Serbisë dhe Bullgarisë, t’i transportonin në Qendrën Pritëse në Preshevë dhe më pas në Beograd, Suboticë dhe Sombor, me synimin e transportit të mëtejshëm drejt vendeve të Bashkimit Evropian.
Dyshohet se anëtarët e grupit kanë lehtësuar në këtë mënyrë kalimin dhe transportin e paligjshëm të kufirit për 90 emigrantë nga gushti deri në tetor 2022, ndërsa paratë e fituara në këtë mënyrë i ndanin në varësi të detyrës që kishin.
Gjatë kontrollit të banesave dhe objekteve të tjera të përdorura nga të dyshuarit janë sekuestruar pesë vetura, 13 telefona celularë, disa SIM karta, si dhe 23.010 euro, 82.300 dinarë, 30 kuna dhe 220 denarë.
Të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit deri në 48 orë dhe me kallëzim penal do të dërgohen në prokurorinë kompetente.