Arrestohet komandanti dhe zëvendësi i policisë në Tabanoc

Tre policë, në mesin e tyre komandanti dhe zevendeskomandati i policisë në Tabanoc, janë arrestuar pak kohë më parë, ndërsa janë bastisur edhe shtëpitë e tyre, merr vesh gazeta KOHA nga burime policore, megjithëse është e vështirë të konfirmohet lajmi, pasi MPB nuk jep asnjë informate zyrtare.
Për shkak të aksionit policor, për një kohë ishte mbyllur edhe qarkullimi i udhëtarëve në këtë pikë kufitare.
KOHA merr vesh se hetimi ndaj policëve të arrestuar sonte ka filluar muaj më parë, ndërsa jozyrtarisht thuhet se lista e të dyshuarve për vepra penale në mesin e punonjësve policor do të zgjerohet.
Ajo që është zyrtare, policëve u janë marrë sim-kartelat e telefonave dhe gjëra dhe gjëra tjera. Në vendngjarje, policët janë shoqëruar edhe nga prokurorë shtetërorë.