Lajme

Çmimi i qumshtit për 1 vit është rritur 60 përqind

Çmimi i qumështit të lopës së pasterizuar është 59 për qind më i lartë se në nëntor të vitit të kaluar dhe qumështi i sterilizuar është rritur me 49 për qind në një vit, sipas të dhënave të publikuara nga Ministria e Tregtisë së Brendshme dhe të Jashtme.
Në rastin e kosit është shënuar rritje e çmimit prej 48.1 për qind.

Për sa i përket rritjes së çmimit, pason mishi i viçit me kocka, çmimi i të cilit është rritur me 35.1 për qind në një vit, i ndjekur nga sheqeri i cili është rritur me 30.5 për qind.

Rritja më e ulët e çmimit është te mishi i pulës, pasi kaçikat dhe kofsha në nëntor të këtij viti krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar ishin më të shtrenjta për 13.1 për qind.

Mielli i grurit i llojit 500 u rrit me 14.7 për qind dhe buka e bardhë 10.4 për qind.

Vetëm rritja në përqindje e çmimit të vajit të gatimit është njëshifrore – 9.8 për qind.

Related Articles

Back to top button