E kishit menduar më parë? Zbuloni arsyen se përse stjuardesat mbajnë shall rreth qafës!
E keni vënë re që stjuardesat mbajnë shall rreth qafës?! Jo për t’u dukur të bukura apo për shkak stili, por ky aksesor ka rëndësi të madhe në rast rreziku.
Ka rezultuar që ky aksesor nuk ka vetëm funksion estetik, por është shumë i rëndësishëm nëse ndodhin situata të rrezikshme në aeroplan, si për shembull nëse bie zjarr.
Nëse do të jetë e nevojshme, një copë pëlhure shndërrohet në maskë me të cilën stjuardesat mbulojnë hundën dhe gojën në mënyrë që të mbrojnë organet e frymëmarrjes.
Stjuardesa tregon se do të merrni “trajtim të veçantë” në avion nëse jepni…
Shalli shërben për të mbuluar hundën dhe gojën në rast të ndonjë tymi. Kështu, ato do të jenë në gjendje të qëndrojnë të vetëdijshme më gjatë dhe të ofrojnë ndihmë për pasagjerët. Me fjalë të tjera, ky detaj mund t’i shpëtojë ato dhe pasagjerët.