Erdhi nga Sombori në Preshevë për të transportuar refugjatë, u kap nga policia në Bukuroc
Pjesëtarët e MPB-së, Stacionit Policor Kufitar Rujan drejt Republikës së Maqedonisë së Veriut, kanë arrestuar M.Ç. (2003) nga Sombor, për shkak të ekzistimit të shkaqeve të dyshimit se ka kryer veprën penale të kalimit të paligjshëm të kufirit shtetëror dhe kontrabandës me njerëz.
Mbrëmë në fshatin Bukuroc në policia ka tentuar të ndalojë një furgon me emigrantë të parregullt. Shoferi nuk e ka ndalur furgonin, ai ka vazhduar të lëvizë, e më pas ka dalë nga vetura dhe ka tentuar të ikë, pas së cilës policia shpejt e ka gjetur dhe e ka arrestuar në atarin e këtij fshati.
Në pjesën e ngarkesave të furgonit, policia gjeti 21 emigrantë të parregullt nga Siria, si dhe një nga Iraku.
Të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit deri në 48 orë, pas së cilës me kallëzim penal do të dërgohet në Prokurorinë e Lartë Publike në Vranjë.