Gërguri: Presheva po e ruan frymën e kulturës përmes teatrit
PRESHEVA 2022- FESTIVALI DITËT E KOMEDISË SHQIPTARE
Festival i cili duhet të jetojë
Për pesë netë në Preshevë defiluan artistë, aktorë, regjisorë e puntorë teatror në skenën e Teatrit të qytetit përkatësisht në sallën e Shtëpisë së kulturës “Abdullah Krashnica” duke mbledh rreth vetes dashamirës të teatrit për një komunikim respektiv e dashuror për punën e secilit në përkujdesjen e drejtorit Kujtim Sadriu i mbështetur nga Bilall Maliqi, Afeida Boriçi, Gani Veseli, Gjelbrim Emini, Egzona Salihu, Valon Nuhiu dhe të tjerë bashkë me stafin e vyer tekniko organizativ, në Festivalin tradicional të komedisë.
Mbase si gjithandej ku organizohen festivale ka fërkime e mospajtime për çeshtje te caktuara që kanë të bëjnë me mënyren e organizimit, profilin e festivalit, perzgjedhja e shfaqjeve, ftesa per mysafirë, nderimi apo jo i atyre që kanë kontribuuar gjatë viteve, deri te pamundesia e realizimit te projektit të ideuar shkaku i mungeses së buxhetit. Te gjitha keto dhe shumçka tjeter janë potencial per ndërkëmbësa, keqkuptime e aty ketu edhe shtyrje me brryla te motivuar nga ambicia e semur e akterëve te caktuar te thirrur apo te vetethirur per të bërë kulturën sipas kutit të ngushtë të tyre. Nga ky virus nuk janë imun thuaja asnjë trup organizativ mbase edhe në punën e secilit Teater në trojet shqiptare. Mirëpo fal tolerancës, angazhimit dhe këmbëngulësisë e mirëkuptimit të atyre që janë konsistent dhe të vendosur problemet janë të tejkalueshme. Dridhjet e përcollen edhe organizimin e festivalit ne Preshevë porse të gjitha u tejkaluan dhe në fund u inkasua edhe një përvojë e re. Andaj kompeticioni i sivjem që kapi trenin e fundit per kete vit doli mbi problemet dhe përfundoj me sukses. U vlerësuan më të mirët. Juria ishte unike në vlerësim. Organizatori nuk la asnjë hapësirë bosh në mbarëvajtjen e asaj që kishte programuar. Spektatorët i përcollen me duaruroktije respekti pjesëmarrēsit. Edicioni i 17 e trasoj rrugen për edicionin e 18- të.
Presheva si një nuse e hjeshme kombëtare po e ruanë frymën e kulturës përmes teatrit si identitet kombëtar e urë e lidhjeve kulturore midis njerzëve.
Faleminderit Preshevë që po e ruanë dhe zhvillon Teatrin si art dhe si institucion i veçant përmes Festivalit si një pikëtakim i dashurisë, respektit dhe rëndësisë kulturore të pazëvëndsushme.
Gjatë pesë netëve kam përcjell shfaqjet duke i trajtuar me shkrime kritike në një ambient profesional bashkë me vlerësuesit në cilësinë e Jurisë së Festivalit: Naser Shatrollin, Muzbajdin Qamilin, Blerim Krasiqin kemi ndierë dorën e kujdesit organizativ të Kujtim Sadriut drejtor, Bilall Maliqit, Afeides, Ganiut, Valonit, e të tjerëve që ishin staf i Festivalit.
Faleminderit!
Shkruan: Agron Gërguri