Lajme
Grabitje në qendër të Bujanocit: Nga banesa janë marrë mbi 18.000 euro

Të enjten e 8 dhjetorit në mbrëmje në polici është raportuar për grabitje të një banese në qendër të Bujanocit.
Pronarja e banesës tha se pas kthimit nga puna ka vënë re një rrëmujë në banesë dhe se i mungonin paratë që ndodheshin në kutinë në dollap, shuma prej 18.500 euro, si dhe i mungonin 200 euro të tjera.
Nga Prokuroria Themelore Publike na konfirmuan se grabitja me gjasë ka ndodhur pasdite, si dhe se policia ka hetuar vendin e ngjarjes dhe po ndërmerren veprime operative për identifikimin e autorit të panjohur të vjedhjes së rëndë.