Lajme
Hekurudha Beograd-Nish-Preshevë me trena të shpejtë 200 km/h
Ministri i Financave Sinisha Mali tha në Kuvendin e Serbisë se më 22 dhjetor do të nënshkruhet marrëveshja për ndërtimin e hekurudhës së shpejtë Beograd – Nish – Preshevë.
“Trenat që lëvizin me shpejtësi 200 kilometra në orë në vitet e ardhshme duhet të fillojnë të transportojnë pasagjerë në atë rrugë”, thotë Mali.
Në seancën e Kuvendit, gjatë diskutimit për buxhetin e propozuar për vitin e ardhshëm, ai theksoi se pas Novi Sadit, pasagjerët nga Nishi dhe Presheva do të mund të udhëtojnë me trena të shpejtë për në kryeqytet dhe mbrapa pasi kjo do të jetë një nxitje për zhvillimin e Serbisë jugore.