Keqpërdoret fondi i Kosovës prej 1.3 milion euro nga KKSH dhe PVD?
Këshilli Kombëtar Shqiptar shpallë listën e përfituesve të granteve – për projekt propozimet e përkrahjes financiare të projekteve që bartin aktivitete në ruajtjen dhe kultivimin e artit, gjuhës ,arsimit e identitetit komëbtar shqiptar në Luginë të Preshevës i dalur nga Memorandumi i Bashkëpunimit të këtij institucioni me Qeverinë e Republikës së Kosovës, i shpallur me 1 Nëntor 2022!
Për herë të parë që nga themelimi i tij, Këshilli Kombëtar Shqiptar, në mbështetje nga Qeveria e Republikës së Kosovës, ndanë mjete financiare në vlerë mbi 1 milion euro për projekt propozimet që qëllim kanë ruajtjen dhe kultivimin e identitetit kombëtar shqiptar në Luginë të Preshevës.
Përfitues nga kjo thirrje janë 78 aplikantë, të vlerësuar nga Komisioni i dalë nga Qeveria e Republikës së Kosovës!
Por siç duket nga lista e perfituesve dyshohet per keqperdorim te buxhetit pasi duket qarte qe jane porositur perzgjedhesit e granteve te aplikojne, madje disa jane edhe organizata qe u themeluan vetem 1 muaj para dhe kane arritur ti marrin mbi 50 mije euro per realizim te projektit.
Kujtojme se PD dhe LPD dhe PDSH eshte deklaruar publikisht se nuk ka marre pjese ne ndarjen e ketij buxheti e qe te gjitha keto parti e akuzojne PVD-ne per ndarje te gabueshme te grantit nga Kosova tek OJQ-te.