Lajme

Kryeministrja serbe me qëndrim ndryshe nga Vuçiq për Samitin në Tiranë: Ai duhet të shkojë atje…

Ditën e nesërme në Tiranë do të zhvillohet Samiti i BE-Ballkani Perëndimor.

Presidenti i Serbisë më herët tha se nuk do të merrte pjesë në samit, por duket se kryeministrja serbe, Ana Brnabiq mendon ndryshe, duke thënë se pjesëmarrja e Vuçiqit atje është e rëndësishme.

“Si qenie njerëzore e kuptoj dilemën që ka Vuçiq”, tha kryeministrja, dhe shtoi se shpesh pyet veten se si një person ka nerva, tolerancë dhe durim si Aleksandër Vuçiq.

Brnabiq përkujtoi se presidenti Vuçiq, pas vendimit të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për emërimin e Nenad Rashiqit, si ministre për Komunitetet dhe reagimet e buta të BE-së, tha se ka bërë që Vuçiq të mos shkojë në samit.

Sipas saj, Rashiqi gëzon më pak se 0.2 për qind të mbështetjes së serbëve në Kosovë dhe Metohi, dhe emërimi i tij është bërë në mënyrë jokushtetuese dhe në kundërshtim me Marrëveshja e Brukselit.

Related Articles

Back to top button