Lajme
Me këtë datë do të jenë në llogari paret e juaja
Dihet data e pagesës së ndihmës për të rinjtë.
Deri më tani, 800.000 të rinj kanë aplikuar për ndihmë shtetërore në vlerë prej 5.000 dinar secili, tha sot ministri i financave në Qeverinë e Serbisë Sinisha Mali.
Ai në Kuvendin e Serbisë tha se pagesa e ndihmave për të rinjtë do të fillojë më 16 dhjetor.
“Përveç kësaj ndihme, për të rinjtë është me rëndësi edhe që Serbia po zhvillohet, që do të mund të qëndrojnë këtu dhe të realizojnë ëndrrat e tyre këtu”, tha ai dhe theksoi se të rinjtë janë prioritet i Qeverisë së Serbisë.
Ai shtoi se para dhjetë viteve gjysma e të rinjve ishin të papunë, ndërsa tani shkalla e papunësisë së të rinjve është 18 për qind.