Mediat serbe: Franca, Gjermania, Italia dhe SHBA ultimatum Vuçiqit! I lënë 24 orë afat për të hequr barrikadat në veri të Kosovës
24 orë afat që serbët e Kosovës të heqin barrikadat në veri të vendit. Ky raportohet të jetë ultimatumi që shtetet e Kuintit i kanë vendosur presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq.
Media serbe “Informer” raporton se ambasadat e Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës i kanë dërguar kërkesën presidentit Vuçiq gjatë mbrëmjes.
“Ky është informacion jozyrtar, i verifikuar nga disa burime, pikërisht sot në mbrëmje, rreth gjysmë ore më parë, ambasadorët e Quinta-s i kanë dërguar ultimatum të hapur Presidentit të Republikës së Serbisë, Aleksandar Vuçiq, që brenda 24 orëve të largohen barrikadat, në të kundërtën. Kurti nuk e pengon më zbatimin e ligjit. Pra do ta lënë Kurtin të sulmojë serbët.”, ka thënë kryeredaktori Dragan J. Vuçiqeviq.