Lajme

Nga 1 janari shtrenjtohen vinjetat në Hungari, Austri, Sllovaki

Nëse udhëtoni me makinë në këto vende, duhet të prisni tarifa më të shtrenjta në vitin e ardhshëm.

Siç raportojnë mediat austriake, përveç në Austri, çmimet e vinjetave për vitin 2023 janë rritur edhe në Hungari dhe Sllovaki, prej të cilave në Hungari mjaft drastike.

“Shumë do të ndjejnë një rritje të konsiderueshme në çmimin e vinjetës hungareze – ajo mujore, për shembull, do të jetë deri në 70 për qind më e shtrenjtë,” tha Dagmar Redel nga Klubi Auto-Moto Austriak (OAMTC).

Nëse udhëtoni për në Hungari, duhet të mbështeteni në këto çmime tarifimi: vinjeta mujore është rritur me 70 për qind dhe tani kushton 8,900 forintë (rreth 22 euro), vinjeta javore është rritur me 44% dhe kushton 5,500 forintë ( rreth 14 euro), dhe në nivel vjetor 5 për qind dhe çmimi i ri është 49.190 forintë (rreth 120 euro), transmeton fenix-magazin.de.

Në Sllovaki çmimi i një vinjete dhjetë ditore u rrit nga 10 në 12 euro, një mujore nga 14 në 17 euro dhe një vjetore nga 50 në 60 euro.

Mediat shtojnë se çmimet e vinjetave për vitin 2023 në Slloveni kanë mbetur të pandryshuara në krahasim me vitin 2022.

Përndryshe, vinjeta sllovene është e disponueshme vetëm në formë dixhitale (e-vignette). Një vinjetë vjetore kushton 110 euro, një vinjetë mujore kushton 30 euro dhe një vinjetë shtatëditore kushton 15 euro.

Rritje janë edhe çmimet e vinjetave për vitin 2023 në Austri, për vozitje në autostradat austriake.

Çmimi i ri i vinjetës vjetore për një makinë është 96,40 euro (+ 2,60 euro), vinjeta dymujore është 29 euro (+ 0,80 euro), dhe vinjeta 10 ditore është 9,90 euro (+ 0,30 euro). Kujtojmë se vinjeta austriake për vitin 2022 është e vlefshme deri më 31 janar 2023.

Related Articles

Back to top button