Për dy ditë radhazi nuk mund të regjistrohet asnjë automjet për shkak të një defekti të sistemit

Në Serbi për dy ditë nuk mund të regjistrohet asnjë automjet për shkak të defektit në shërbimet e MPB-së.
MPB-ja deklaroi se qytetarët të cilëve u ka skaduar afati i regjistrimit gjatë kësaj periudhe nuk do të sanksionohen nga policia rrugore.
Siç njofton kjo ministri, ka ndodhur një mosfunksionim në komponentët harduerikë të sistemit informativ, i cili ka sjellë ndërprerjen e shërbimit, i cili ka për qëllim ofrimin e shërbimit të regjistrimit dhe vazhdimit të regjistrimit të automjeteve.
Ekipet e ekspertëve të Ministrisë së Punëve të Brendshme po punojnë për eliminimin e problemit dhe presin zgjidhjen e shpejtë të tij.
Mjetet e paregjistruara nuk duhet të drejtohen pasi siç sqarojnë nga Shoqata e Siguruesve, nëse me to ndodh një aksident trafiku, pasi nuk ka sigurim që mbulon automjetet e paregjistruara, nuk ka mundësi të kompensohet dëmi.