Policia rrugore nis aksion të madh, do të zgjat 7 ditë dhe kontrollohen dy gjëra
Ministria e Punëve të Brendshme, me rastin e festave te fundvitit, apelon tek të gjithë qytetarët që të respektojnë rregullat e komunikacionit dhe me sjellje të përgjegjshme të kontribuojnë në ruajtjen e sigurisë në komunikacion në rrugë.
Nga data 5 deri më 11 dhjetor të këtij viti, punonjësit e policisë rrugore do të kryejnë një aksion ndërkombëtar të kontrollit të shtuar të trafikut, i cili do të ketë për qëllim zbulimin e shkeljeve të drejtimit të mjetit nën ndikimin e alkoolit dhe substancave psikoaktive.
Gjatë aksionit, i cili zhvillohet njëkohësisht në 30 shtete evropiane, anëtare të organizatës ROADPOL (Rrjeti i Policisë Rrugore të Evropës), policia rrugore në Serbi do të paiset çdo ditë me të gjitha aparatet e disponueshme alkomateriale, si dhe pajisjet për kontrollin e pranisë të substancave psikoaktive në trup.
“Që nga fillimi i vitit 2022, 57,100 drejtues mjetesh janë përjashtuar nga trafiku për shkak të drejtimit të mjetit nën ndikimin e alkoolit, që është 11,000 më shumë se vitin e kaluar, dhe rreth 10,580 vozitës janë mbajtur të kthjellët në ambientet zyrtare për shkak se drejtonin një mjet me më shumë se 1,20 promila në organizëm”, njofton MPB.
Në të njëjtën periudhë janë ndaluar në ambientet zyrtare 2330 drejtues mjetesh që drejtonin mjetin nën ndikimin e substancave psikoaktive, që është 1000 më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.