Lajme
Preshevë: Shënohet 3 Dhjetori, Dita botërore e personave me nevoja të veçanta
Organizuar nga Qendra ditore e cila funksion ne kuader te Qendres per pune sociale në Presheve është shënuar Ditën e Personave me nevoja të veçanta.
Në këtë aktivitet kanë marrë pjesë personat me nevoja të veçanta dhe familjarët e tyre, udhëheqës të Komunës së Preshevës si dhe drejtues nga Qendra per Pune Sociale dhe institucionet tjera ne Presheve.
Programi ka qene i pasur me kenge, valle dhe recitime.
Në hapje të aktivitetit Drejtori i Qendres per Pune Sociale në Preshevë Liridon Latifi ka prezentuar aktivitetet e qendres ditore. Ai ka përmendur edhe një varg sfidash më të cilat po ballafaqohet kjo kategori e popullsisë.
Para të pranishmëve fëmijët e Qendrës Ditore kanë realizuar valle shqiptare për të pranishmit.