Qumështi në kombinim me kafenë stimulon nxjerrjen e kalciumit, por kjo nuk është një shenjë e mirë
Për shumë njerëz, dita nuk fillon pa filxhanin e parë të kafesë. Ka nga ata që e pëlqejnë kafen e hidhur, por më shumë u pëlqen ta ëmbëlsojnë. Megjithatë, ekziston një kombinim me kafenë që është shumë i dëmshëm për trupin tuaj.
Ekspertët pohojnë se duhet të shikojmë tek pakica që pi kafe të hidhur. Duke gjykuar sipas hulumtimeve, kafesë nuk duhet t’i shtoni as qumësht, sepse kur ajo përzihet me sasi të mëdha kafeine, rritet sekretimi i kalciumit në urinë dhe një sasi e madhe depozitohet në zorrë.
Kazeina, e cila gjendet në qumësht kur bie në kontakt me kafeinën, mpikset dhe krijon gazra që shkaktojnë dhimbje stomaku dhe parehati në stomak. Përveç kësaj, nutricionistët thonë se qumështi në kafe bllokon metabolizmin dhe është arsyeja kryesore pse dikush nuk mund të humbasë peshë.
E njëjta gjë vlen edhe për kafetë e pasura me shtresa kremi dhe shurupi, ato përmbajnë sasi astronomike kalorish. Për shembull, një kafe e tillë në një filxhan të vogël mund të përmbajë 300 kalori, pra kalori boshe që nuk kanë asnjë vlerë ushqyese dhe kështu sjellin më shumë dëm sesa mirë.
Edhe nëse e shmangni këtë lloj kafeje, ka më shumë gjasa të hidhni një deri në dy lugë çaji sheqer dhe kjo jo vetëm që krijon probleme të shumta shëndetësore, si diabeti, por ndryshon edhe shijen origjinale të kafesë.
Nëse, nga ana tjetër, nuk ju pëlqen të pini kafe të hidhur, atëherë gjeni një alternativë tek ëmbëlsuesit natyralë.