Lajme

Realizohet murali në murin e shtëpisë së kulturës në Preshevë

Kjo është pamja përfundimtare e njërit ndër muralet më te mëdhaja në qytetin tonë.

Dimenzionet e muralit janë 4×15 metra, i punuar me ngjyra akrili nga artistët Enis Abazi dhe Leoneta Abdyli,ndërsa skica është realizuar nga Zheljko Loncar.

BE ACTIVE-BE POSITIVE është ky murali që është bërë për nevojat e gjithë banorëve të Preshevës, veçanërisht të rinjëve.

Qëllimi kryesorë i muralit është të promovojë idenë e lëvizjes si një veprim pozitiv i një individi si për veten e tij ashtu edhe për vet komunitetin.

Dihet përgjithësisht se të bësh sport, rekreacion, kërcimë dhe aktivitete te ngjashme janë te dobishme për shëndetin dhe shpirtin tonë. Lëvizja është veçanërisht e rëndësishme për zhvillimin e fëmijëve të vegjël.
Lëvizja ka edhe një mesazh simbolik që duhet të frymëzoj të rinjët që të lëvizin jo vetëm veten e tyre por edhe gjërat që i rrethojnë.

Një e ardhme më e mirë,më e sigurtë dhe më e bukur nuk do të na vij vetëvetiu,por duhet të arrijmë pvarësisht nëse shkojmë ne drejtimin e saj së bashku apo të pavarur me idenë tonë.

Të jesh aktiv do të thotë të ndryshosh gjërat dhe është një proçes i vazhdueshëm.

Ky projekt është mbështetur financiarisht nga Ministria e Kulturës së Serbisë.

Related Articles

Back to top button