Sami Salihu uron të gjithë qytetarët me rastin e ndërrimit te motmoteve
Kryetari i kuvendit komunal të komunës së Preshevës Sami Salihu uron të gjithë qytetarët me rastin e ndërrimit te motmoteve. Ai ndër të tjera tha:
Të dashur motra dhe vëllezër,
Kaluam së bashku një vit plot sfida e të gjitha sëbashku i kaluam.
Ishte një vit plot ulje e ngritje, por asnjëher nuk ulëm kokën për t’u dorëzuar.
Edhe pse me pandeminë akoma nëpër këmbë, e krizën globale të shkaktuar nga lufta në Ukrainë, konsideroj që viti 2022 ishte një vit i një fillimi të mbarë për të ardhmen mbarëkombëtare.
Besoj që të gjithë jemi dakord që Personazhe të Vitit 2022 për shqiptarët e Luginës së Preshevës, duke i shprehur faleminderim të veçant, do të duhen të shpallen Regjistruesit dhe Instruktorët që morën pjesë në Regjistrimin2022.
Dëshiroj që përmes këtij urimi, gjithësecilit nga ju, t’ju dëshiroj një fillim të mbarë të 2023-tës, duke uruar për shëndet të mirë, realizim të qëllimeve dhe shumë dashuri mes njëri tjetrit.
Gëzuar