Arifi në takim me ambasadorin e OSBE-së, e njofton se gjendja në KKSH është rezultat i keq-qeverisjes të korruptuar të PVD-së
Kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi priti në takim Ambasadorin e OSBE-s në Beograd Jan Braathu.
Në këtë takim u bisedua për gjendjen e aktuale në Këshillin Kombëtar Shqiptar dhe vendosjen e masave të dhunshme nga Ministria e Pakicave në Serbi.
“Vizita e ambasadorit pati në fokus zhvillimet e fundit me zgjedhjet e brendshme në Këshillin Kombëtar Shqiptar, si dhe gjendjen aktuale për futjen e masave të dhunshme nga Ministria e Pakicave në Serbi.” ka shkruar Arifi.
Mes tjerash Arifi falënderoi ambasadorin dhe e njoftoi hollësisht se kjo gjendje në KKSH u krijua nga qeverisja e korruptuar e subjektit të PVD-së.
“Ambasadori u njoftua hollësisht, se gjendja aktuale në Këshillin Kombëtar Shqiptar, është vetëm rezultat i një qeverisjeje të korruptuar të subjektit të PVD-së dhe funksionerëve të saj, ndaj së cilës çdo shqiptar i Luginës së Preshevës është i indinjuar dhe se revolta ndaj qeverisjeve të tilla është ndjerë edhe tek subjektet e tjera garuese për KKSH-në duke e sjellur Këshillin në pozitë të palakmueshme dhe duke e lënë pa një udhëheqës legjitim.” ka përfunduar Arifi.