Çfarë thotë ekspertet: Sa orë gjumë na duhen vërtet?

Disa njerëz kanë nevojë për më shumë e disa më pak gjumë.
Çështja është individuale dhe varet nga gjenetika, thotë mjeku i gjumit Michael Breus.
“Pothuajse gjithë jetën time fle gjashtë orë e gjysmë, ndërsa gruaja ime ka nevojë për tetë orë e gjysmë gjumë. Të gjithë jemi të ndryshëm”, thotë Breus.
“Dëshira për të fjetur është shumë e ngjashme me nevojën për ushqim. Kur je i uritur duhet të hash, kur je i lodhur duhet të flesh”, thotë ai, duke shtuar:
“Dëshira për të fjetur përcakton gjithashtu shkallën me të cilën flini. Më konkretisht, shkalla me të cilën kaloni nëpër cikle të ndryshme gjumi. Shumica e njerëzve kalojnë pesë cikle gjumi 90-minutëshe çdo natë.”
Për shkak të kësaj, ai beson se një personi mesatar ka nevojë për shtatë orë e gjysmë gjumë çdo natë.
Megjithatë, ciklet e disa njerëzve janë më të gjata ose më të shkurtra.