Lajme

Dështon Albin Kurti thirr në takim PVD, PD, LPD dhe PDSH nuk formohet koalicioni

Data 13 janar është afati i fundit për krjimin e shumicës së re për udhëheqjen e Këshillit Kombëtar Shqiptar, në të kundërtën Beogradi do të emërojë një organ i përkohshëm që do të udhëheqë me KKSH deri në zgjedhjet e parakohshme.

Kështu është bërë e ditur nga shkresa e Ministrisë për të Drejtat e Njeriut dhe të Pakicave në Serbi, Tomislav Zhimanov, nëpërmjet një njoftimi dërguar kryetari të KKSH-së, Ragmi Mustafit.

“Sipas kësaj shkrese më 14 janar përmbushen kushtet ligjore për emërimin e organit të përkohshme për shkak mungesës së një marrëveshjeje për të bërë shumicën dhe bashkëqeverisur me Këshillin Kombëtar Shqiptar” – ka shkruar Mustafi në facebook, duke postuar shkresen e ministrit Zhigmanov.

Nga burime jozyrtare mësohet që sot në zyrën e Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, nga ora 16:00 ka filluar takimi për krijimin e një shumice. Në takim janë prezent kryetari i PVDsë – Shaip Kamberi, kryetari i PDsë – Nagip Arifi, kryetari i PDSHsë – Ragmi Mustafa, kryetari i LPDsë – Shqiprim Musliu dhe kryetari aktual i KKSHsë – Ragmi Mustafi. Në takim të organizuar nga Kurti nuk janë ftuar përfaqësues të APN-së.

Related Articles

Back to top button