Dita e parë e vitit 2023 me mjegull të dendur
Në autostradat dhe rrugët më të rëndësishme dhe më të shpeshta rrugore të Serbisë, mëngjesin e parë të vitit 2023, pothuajse nuk ka automjete, por ata që vendosin të dalin në rrugë këshillohen të kenë kujdes për shkak të shfaqjes së mjegullës në pjesë të caktuara, njoftoi Shoqata e Automotoçikletave të Serbisë (AMSS).
Sipas Rrugëve të Serbisë, për shkak të paraqitjes së mjegullës, dukshmëria është zvogëluar në autostradën E-75, në pjesën nga kryqëzimi Doljevac deri në pikën kufitare me Maqedoninë e Veriut nga 50 në 200 metra dhe në autostradën E-80 nga kryqëzimi Pirot Istok deri në 100 metra nga vendkalimi kufitar me Bullgarinë.
Mund të ketë mjegull në rrugë, veçanërisht në pjesët që shtrihen përgjatë rrjedhave të lumenjve, luginave, grykave, si dhe në objektet rrugore nëpër lumenjë.