Lajme

Ja në cilin vend të BE-së janë pagat më të larta

Paga mesatare vjetore e rregulluar me kohë të plotë për punonjësit në BE vitin e kaluar ishte 33,500 euro, njoftoi Eurostat.

Ndër anëtarët e BE-së, paga mesatare më e lartë është shënuar në Luksemburg me 72.200 euro, e ndjekur nga Danimarka me 63.300 euro dhe Irlanda me 50.300 euro.

Pagat më të ulëta janë në Bullgari (10,300 euro), Hungari (12,600 euro) dhe Rumani (13,000 euro).

Në mesin e vendeve tjera, pagën mesatare vjetore më të lartë e ka Sllovenia – 28.760 euro, ndërsa në Kroaci mesatarja është 16.170 euro.

Related Articles

Back to top button