Lajme

MEGA-SKANDAL: Ja lidhjet e ngushta të OJQ-ve me Arditën, Shaipin dhe Ragmiun që përfituan nga fondi i Kosovarve

Njeriu i afërt i këshilltares së Albin Kurtit, Ardita Sinani është shpërblyer me grant prej 45 mjë euro, për realizimin e pesë episodave filmik me nga 40 minuta, shkruan Paparaci.

Pra, bëhet fjalë për ish-drejtorin e Shtëpisë së Kulturës në Preshevë, Gani Veseli.

Bashkëshortja e këtij të fundit është pjesë e Këshllit Nacional Shqiptar, këshillit të cilit Qeveria e Kosovës i ka ndarë 1.2 milionë euro, si fond mbështetës për Luginën e Preshevës.

Sipas dokumenteve që ka siguruar Paparaci Gani Veseli me këtë shumë do të realizonte përralla dhe tregime burimore nga Lugina e Preshevës.

Këto tregime do transmetoheshin në formë Podcasti, raporton Paparaci.

Veseli, po del të jetë tejet i shtrenjtë. Ai është paguar 225 euro për minutë për tregimin e këtyre përrallave.

Duke llogaritur, i bie që ai ka përfituar fonde nga Qeveria e Kosovës 45 mijë euro.

Por, Veseli po i afrohet edhe lojtarit më të paguar në botë Cristiano Ronaldo.

Ronaldo pas transferimit te klubi El Nasra në Emiratet e Bashkuara do të paguhet 380 euro minuti.

Nga fondi i Qeverisë së Kosovës ka përfituar edhe Burim Bilalli, i afërm i Ragmi Mustafës të PDSH-së.

Fondin Bilalli e ka përfituar përmes organizatës INEP. Emri i projektit sipas dokumenteve që ka siguruar Paparaci titullohet “E ardhmja është këtu”.

Bilalli dikur i ndante mirënhohje edhe ish-ministres së Punëve të Jashtme Vlora Çitakut.

Paparaci, disa ditë më parë ka raportuar edhe për skandalin me 1.2 milionë eurot e Qeverisë së Kosovës, që i kishte ndarë për Luginën e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanovcit.

Njerëz të afërt me Afërdita Sinanin, ish-kryetaren e Komunës së Preshevës dhe këshilltares së kryeministrit Albin Kurti, Shaip Kamberin, Ragmi Mustafin dhe vetë Partinë për Veprim Demokratik kanë përfituar direkt nga ky fond.

Dy njerëz të afërt me Ardita Sinanin, ish-kryetaren e Komunës së Preshevës dhe këshilltares së kryeministrit Albin Kurti, kanë përfituar direkt nga fondi i Qeverisë së Kosovës për Luginën.

Nga këto fonde kanë përfituar edhe persona nga struktura partiake e Ardita Sinanit, këshilltares së kryeministrit Kurit.

Një nga ta siç ka mësuar Paparaci është Besim Shabani, anëtar i Partisë për Veprim Demokratik dhe njëherësh ish-koordinator i zyrës për zhvillim ekonomik.

Ky i fundit përmes “Agjencionit për Zhvillim – Preshevë ka përfituar 49 mijë e 960 euro nga fondi i Qeverisë së Kosovës për Luginën, sipas të dhënave që ka siguruar Paparaci.

Në dokumentet që ka siguruar Paparaci përfitues i fondeve të Qeverisë është edhe portali “Lugina Lajm”. Kjo media ka përfituar hiq më pak se 25 mijë euro nga fondi i Qeverisë së Kosovës për Luginën.

Fondi është marrë me qëllim që ky portal të “identifikoj talentet në Luginë”, raporton Paparaci.

Siç mëson Paparaci “Lugina Lajm” është në pronësi të Evelina Islamit, bashkëshortes së Agon Islamit, ish-anëtarit të kabinetit të Shaip Kamberit dhe njëherësh ish-shef i Zyrës për Zhvillime Ekonomike.

Agon Islami ka ushtruar edhe pozitën e shefit të PR-it për Ragmi Mustafain. Kurse, momentalisht punon në zyrën e zhvillimit ekonomik në Bujanoc.

Nga fondi i Qeverisë së Kosovës 27 mijë euro i ka përfituar edhe organizata “Youth Power”. Kjo organizatë nuk është e regjistruar. Udhëheqësi i saj është Milot Jahu, i lidhur ngushtë me pushtetin dhe partinë e Ardita Sinanit.

Jahu, siç ka mësuar Paparaci është djali i Shenur Jahut, ish-shefit të Inspeksionit Komunal gjatë qeverisjes së Ardita Sinanit dhe anëtarë i Partisë për Veprim Demokratik.

Shenur Jahu është shkarkuar nga pozita e Shefit të Inspektonit nga Agjensioni Kundër korrupsion, raporton Paparaci.

Lista e mbështetësve dhe vartësve të Kamberit, Sinanit e Mustafait që kanë përfituar nga fondi mbi 1 milionë eurosh i Qeverisë së Kosovës nuk përfundon këtu. Një portal “fantazmë” “InfoWiki” ka arritur që t’i rrëmbejë 18 mijë euro nga ky fond.

Ky portal nuk figuron askund në internet. Nuk posedon as web faqe zyrtare.

Sipas dëshmive që posedon Paparaci ky portal është në pronësi të Fisnik Belulit, ish-shefit të kabinetit në Qeverisjen e Shaip Kamberit në Bujanoc.

Beluli ka ushtruar edhe pozitën e anëtarit të shtabit të zgjedhjeve në fushatën e Ragmi Mustafait. Kurse, tani ai ushtron detyrën e sekretarit në Kuvendin Komunal të Bujanocit.

16 mijë euro janë ndarë edhe për “Keka Fitnes” në Preshevë. Në dëshmitë që posedon Paparaci rezulton që ky fitnes është në pronësi të Fisnik Ahmeti, anëtarit të partisë së Ardita Sinanit, këshilltares së kryeministrit Kurti.

Related Articles

Back to top button