Lajme
Mos dilni pa çadër, si parashikohet moti për sot

Do të vijojë nën ndikimin e motit te paqëndrueshëm duke bërë që vranësirat të jenë dominate.
Priten reshje dëbore në të gjithë zonën malore Lindore ndërsa reshje të pakta shiu do të ketë në zonat e ulëta. Orët e pasdites do të sjellin përmirësim gradual të kushteve atmosferike si edhe rënie të ndjeshme të temperaturave për shkak të qarkullimit të masave ajrore nga verilindja e Europës.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie në mëngjes por më e ndjeshme rënia pritet në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 1°C deri në 8°C.
Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 6 km/h.