Lajme
Në Nish kapet preshevari me 332 kilogram marihuanë

Pjesëtarët e MPB-së në Nish, në bashkëpunim me Departamentin e Policisë Kriminale, konfiskuan 332 kilogramë marijuanë dhe me urdhër të Prokurorisë së Lartë Publike Nish, arrestuan A. I. (1992) nga rrethina e Preshevës, për shkak të ekzistimin e shkaqeve të dyshimit se ka kryer veprën penale të prodhimit dhe vendosjes së paautorizuar të drogave narkotike.
Policia sonte në Nish ka ndaluar një kamion “Mercedes” me rimorkio, të cilin e drejtonte i dyshuari A.I., dhe në rimorkio të kamionit gjetën disa kuti kartoni me 332 kilogramë marijuanë.
Të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit deri në 48 orë dhe me kallëzim penal do të paraqitet pranë prokurorit të lartë publik në Nish.