Lajme

Në Wetzikon të Zvicrës do të mbahet panairi “Lugina 2023” bizneset në Luginë do të prezantojnë punën dhe produktet e tyre

Në Wetzikon të Zvicrës, organizohet eventi i parë për promovimin e bizneseve më të suksesshme nga Lugina e Preshevës.

Nën organizimin e Fondit Humanitar për Preshevë, Bujanoc e Medvegjë, do të prezantohet puna në prodhim e 15 bizneseve shqiptare që veprojnë në Luginë të Preshevës.

Veç tjerash, në dispozicion të vizitorëve të panairit do të jetë katalogu i përbashkët i bizneseve pjesëmarrëse në event.

Organizatorët besojnë se kjo është një mundësi e mirë që bizneset nga Lugina të prezantojnë punët dhe produktet e tyre.

Gjithashtu një mundësi e mirë për komunitetin tonë në diasporë, që t’i vizitojnë bizneset nga ajo anë e shqiptarisë, të njihen me veprimtarinë e tyre.

Presim që ky event të sjelli rezultate dhe nga panairi te krijohen bashkëpunime të reja biznesi në përgjithësi, por gjithashtu edhe lidhje më konkrete mes bizneseve dhe qytetarëve tonë në diasporë.

Ftohen qytetarët shqiptarë dhe bizneset, edhe nëse nuk janë pjesëmarrës në panair, të bashkangjiten dhe ta shfrytëzojnë këtë event për njohje të reja.

Në panair pritet të marrin pjesë: Shoqata Aksionerësh Zvicërane, Rrjeti i Bizneseve Shqiptare në Zvicër, Oda Ekonomike, lidhje të bizneseve dhe përfaqësues të ambasadave nga Shqipëria, Kosova e Maqedonia në Zvicër.

Related Articles

Back to top button