Lajme

Përçahen politikanët në Luginën e Preshevës, Këshilli Kombëtar Shqiptar nën masa të përkohshme

Politikanët shqiptarë nga Presheva dhe Bujanoci nuk arritën të merren vesh se kush do të jetë kryetar i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve.

Dje në mesnatë ka skaduar afati ligjor për zgjedhje, ndaj Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve do të jetë nën masa të përkohshme, siç e kërkon ligji.

Pamundësia e marrëveshjes mes Partisë së Veprimit Demokratik (PVD), kandidati i së cilës është kryetari aktual i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve, Ragmi Mustafi dhe Lëvizjes për Progres Demokratik (LPD), së cilës kandidati Nevzad Lutfiu fitoi më së shumti vota në Bujanoc.

Edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një takim të mbajtur dje pasdite në shtëpinë e tij, nuk ka arritur që liderët politikë ti bind dhe l të arrijnë marrëveshje.

Jozyrtarisht mësohet se në takimin me Kurtin, Ragmi Mustafi ka propozuar ndarjen e mandatit për dy vite mes tij dhe Lutfiut, por kryetari i LPD-së, Shqiprim Musliu nuk ka pranuar.

I vetmi person që nuk mori pjesë në atë takim ishte kryetari i Alternativës për Ndryshim, i cili është edhe kryetar i komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi.
Kandidat i kësaj partie në zgjedhjet për Këshillin Kombëtar të Shqiptarëve ishte Levent Qazimi, djali i komandantit të rënë të UÇPMB-së, Ridvan Qazimi, i njohur si komandant Lleshi.

Shumë qytetarë mendojnë dhe besojnë se ndarjen përfundimtare dhe mos arritjen e marrëveshjes e ka sjellur ndarja e parave nga ndihma e Qeverisë së Kosovës, e cila është rreth një milion euro dhe për të cilën liderët e partive të tjera dhe të sektorit joqeveritar akuzojnë Partinë për Veprim Demokratik (PVD), kryetarin dhe deputetin e saj Shaip Kamberi dhe ish-kryetarin e Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve, Ragmi Mustafi.

Akuzat se ato para ua shpërndanë zyrtarëve dhe aktivistëve partiakë janë bërë publike ditët e fundit nga liderët e partive të tjera politike.

Pas këtij rezultati dhe mos arritjes së marrëveshjes, lind pyetja se çfarë do të ndodhë me koalicionin qeverisës në Bujanoc.

Ditëve të fundit ka pasur deklarata se PVD-ja kinse kërcënon me rrëzimin e pushtetit lokal në Bujanoc nëse nuk e merr pozitën e kryetarit të Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve.

Related Articles

Back to top button