Lajme

Piramida e Tiranës, një nga 12 projektet më të mira arkitekturore në botë për vitin 2023

Transformimi i Piramidës në Tiranë vlerësohet si një nga 12 projektet më të mira arkitekturore në botë. Revista e njohur në fushën e arkitekturës “Dezeen”, ka perfshire edhe Piramidën, ku mijëra të rinj presin që të mësojnë gjuhët e kodimit, duke marrë një profesion të sigurt për vendin e punës.

“Studio MVRDV ka disa projekte për të përfunduar në vitin 2023, por një nga më të pazakontat është riparimi i një piramide të viteve 1980 në Tiranë. Ndërtesa e amortizuar, e njohur si Piramida e Tiranës, do të rihapet si një qendër rinore e cila përmban studio dhe klasa për të rinjtë shqiptarë. Fillimisht u ndërtua në vitin 1988 si një muze kushtuar ish-diktatorit komunist, Enver Hoxha, por u mbyll tre vjet më vonë pas rënies së komunizmit në vend”, thuhet në shkrim.

Institucioni arsimor TUMO Tirana do të drejtojë Piramidën pas rinovimit të saj. Ai do të ofrojë programe arsimore passhkollore për 12-18-vjeçarët, si robotika, animacioni, zhvillimi i lojërave, muzika dhe filmi.

Lista e plotë me 12 projektet e vlerësuara si më të mirat në botë për vitin 2023:
1. The Pyramid of Tirana, Albania, by MVRDV
2. Sub-Center Library, China, by Snøhetta
3. Abrahamic Family House, UAE, by Adjaye Associates
4. Bezalel Academy of Arts and Design, Israel, by SANAA
5. Paddington Square, UK, by Renzo Piano
6. Gilder Center, USA, by Studio Gang
7. Toranomon-Azabudai, Japan, by Heatherëick Studio
8. Factory International, UK, by OMA
9. Zhuhai Jinëan Civic Art Centre, China, by Zaha Hadid Architects
10. National Library of Israel, Israel, by Herzog & de Meuron
11. The Spiral, USA, by BIG
12. Maggie’s Centre, UK, by Studio Libeskind.

Related Articles

Back to top button