Policët në kufi nuk u besonin syve: Shoferi gjobitet

Në pikën kufitare mes Gjermanisë dhe Zvicrës, policia ka mbetur pak e befasuar kur ka zbuluar 23 persona, mes tyre 14 fëmijë, në një furgon me shtatë ulëse, njoftoi policia të martën.
Një makinë Seat Alhambra që mbante anëtarë të një “familjeje të gjerë” që udhëtonte nga Polonia në kryeqytetin zviceran të Bernës u ndalua të hënën në mëngjes, sipas një deklarate nga autoritetet gjermane.
Nga makina kanë zbritur 23 persona”, tha policia.
Policia zbuloi nëntë pasagjerë të rritur dhe 14 fëmijë në makinë gjatë një kontrolli në pikën kufitare Weil am Rhein në Gjermaninë jugperëndimore.
Shoferi që jeton në Zvicër “pret një gjobë” për transportimin e kaq shumë pasagjerëve “pa asnjë garanci sigurie”, shtoi policia gjermane.
Pasi të kryhen formalitetet administrative, shumë nga familja mund të hyjnë në Zvicër, “por jo të gjithë në Seat Alhambra”, sipas policisë.