Policia transferon 180 refugjatë nga Vojvodina në Preshevë, i gjetën dhe kallashnikov
Policia ka gjetur 182 migrantë të parregullt në zonat e banuara në Horgosh dhe Srpski Krstur, dy prej të cilëve janë persona me interes të sigurisë, ndaj të cilëve do të ndërmerren masa në përputhje me ligjin, ndërsa pjesa tjetër do të transferohet në Qendrën e pritjes në Preshevë.
Gjatë aksionit, policia ka kontrolluar zonën në zonën e Srpski Krstur dhe ka gjetur dy pushkë automatike, 104 copë municione, si dhe një sasi të vogël marihuanë, njoftoi të mërkurën MPB.
“Refugjatët e parregullt të cilët nuk janë të interesit të sigurisë do të transferohen në Qendrën Pritëse në Preshevë”, thuhet në njoftim.
Për shkak të ekzistimit të shkaqeve të dyshimit se kanë kryer vepra penale të tregtisë së paligjshme dhe kontrabandës me njerëz, policia në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore Publike në Sentë ka paraqitur kallëzim penal kundër një pesëdhjetë vjeçari nga Horgoshi dhe në Bashkëpunim me Prokurorinë Themelore Publike në Kikindë, kallëzim penal kundër një pesëdhjetë e një vjeçari nga Djala.
Policia në periudhën e ardhshme do të kryejë kontrolle të rregullta në lëvizjen dhe qëndrimin e mërgimtarëve me qëllim të ruajtjes së sigurisë dhe sigurisë së të gjithë qytetarëve, por edhe të vetë mërgimtarëve, thuhet në MPB.