Shifra alarmante në Kinë, të paktën 900 milion persona të prekur nga Covid
Rreth 900 milionë njerëz në Kinë janë infektuar me koronavirus që nga 11 janari, sipas një studimi të Universitetit të Pekinit.
Raporti vlerëson se 64% e popullsisë së vendit është me virus.
Ajo rendit në krye provincën Gansu, ku 91% e njerëzve raportohet të jenë të infektuar, e ndjekur nga Yunnan, (84%) dhe Qinghai (80%).
Një epidemiolog i lartë kinez ka paralajmëruar gjithashtu se rastet do të rriten në Kinën rurale gjatë vitit të ri hënor.
Kulmi i valës së Covid në Kinë pritet të zgjasë dy deri në tre muaj, shtoi Zeng Guang, ish-kreu i Qendrës Kineze për Kontrollin e Sëmundjeve.
Qindra miliona kinezë po udhëtojnë në vendlindjet e tyre, për herë të parë që nga fillimi i pandemisë, përpara vitit të ri hënor më 23 janar.
Kujtojmë se Kina ka ndaluar ofrimin e statistikave ditore të Covid-it që kur braktisi zero-Covid.
Ekspertët ndërkombëtarë të shëndetit kanë parashikuar të paktën një milion vdekje të lidhura me Covid, në Kinë këtë vit. Pekini ka raportuar zyrtarisht pak më shumë se 5,000 vdekje që nga fillimi i pandemisë, një nga nivelet më të ulëta të vdekjeve në botë.