Lajme

Shqiprim Arifi: Sot 10 vite, mëngjesi i 20 janarit ishte ditë e kobshme për Luginën e Preshevës

Sot 10 vite, mëngjesi i 20 janarit ishte ditë e kobshme për Luginën e Preshevës.
Më 20 janar, përmes forcave serbe të armatosura, simboli i luftës së djemve tanë u vodh padrejtësisht, duke lënë vragë të thellë tek çdo shqiptarë në Luginën e Preshevës.
Si një rrëfim i trishtë për plot 10 vite, edhe pse nuk është aty ku i takon, ne vazhdojmë e nderojmë vendin ku qëndronte plot krenari një lapidar me emra e mbiemra të trimave që nuk vdiqën kurrë.
Vazhdojmë përulemi para veprës së luftëtarëve tanë çlirimtarë dhe si gjithmonë ata jetojnë në zemrat tona!
Lavdi përjetë, çdo jete të dhënë për Luginën e Preshevës!
Lavdi! 🇦🇱

Related Articles

Back to top button